Baftija: Marrëveshja ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së për formimin e qeverisë, historike për shqiptarët

edf

Nga Ferdi Baftija

Marketing

Marrëveshja ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së për formimin e qeverisë është marrëveshje historike për shqiptarët.
Nga viti 1991 deri më sot pas çdo cikli zgjedhor gjithmonë temë diskutimi në bisedimet për formimin e qeverisë kanë qenë ndarja e disa posteve për ministra dhe zv.ministra pasi që pozita e shqiptarëve ishte e tillë sa që nuk diskutohej për më shumë.
Viti 2020 është një kthesë e madhe për shqiptarët pasi që për herë të parë është diskutuar për pozita shumë të rëndësishme shtetërore ndërmjet tyre edhe ajo e kryeministrit. Kjo tregon se pozita e shqiptarëve nuk është më e njeta si para disa viteve kur torturoheshin, rriheshin, burgoseshin, vetëm pse kërkonin gjuhën, flamurin dhe shkollimin e tyre, tashmë shqiptarët dalëngadal po e marrin hisen e tyre.
Arritja e marrëveshjes për qeveri 2020-2024 është marrëveshje historike për shqiptarët, sepse si asnjehrë më parë Kryeministri, Ministri i financave, i punëve të jashtme do të jenë shqiptar. Drejtimi i këtyre posteve shumë të rëndësishme shtetërore e forconë pozitën e shqiptarëve në vend dhe dëshmon se shqiptarët janë shtet formues.
Kjo pozitë e shqiptarëve gjithsesi do të ishte edhe më e fuqishme nëse partitë politike opozitare do ti bashkoheshin kësaj ideje dhe kauze, mirëpo ata vendosën interesat e tyre personale para atyre nacionale, kështu e dobësuan faktorin shqiptarë të përfshirë në bisedime.
Nil Amstrong do të thoshte “Ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigant për shqiptarët”.

Marketing