Bahar dhe Umut bëhen prindër, zbulojnë emrin e vogëlushes

Aktorja e njohur, Gaye Turgut sot është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Deniz Evin janë bekuar me një vajzë, për të cilën zgjodhën emrin Eftelya.

Marketing

Lajmin se janë bërë prindër e bëri të ditur vet aktorja, e cila në Instagram publikoi imazhin e parë me vogëlushen e saj në krahë, teksa emocioni të gjithë me dedikimin që e bëri.

“Vajza jonë e bukur Eftalya u bashkua me familjen tonë. Pac fatin e mirë vajza ime… Bëhu një vajzë e mirë për vendin dhe kombin. Qëndro e drejtë gjatë gjithë jetës tuaj”, janë fjalët e para që aktorja i shkroi për vajzën.

Gaye Turgut dhe Deniz Evin për publikun shqiptar janë bërë të njohur nga rolet e tyre, të “Baharit” dhe “Ymytit” nga seriali “Më fal”, në të cilin ata ishin motër e vëlla, por në jetën reale ata janë ata janë të martuar. Aktorët, lidhjen e tyre e kanë kurorëzuar me martesë në vitin 2013.

Marketing