Bajram Karamaleski u zgjodh në krye të BDI Pllasnicë

Në Kuvendin e djeshëm zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve brendapartiake, u zgjodh edhe Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Pllasnicë, Bajram Karamaleski.
Kuvendarët e deleguar gjithashtu njëzëri zgjodhën edhe kryesinë e degës si dhe këshillin mbikqyrës të degës së Pllasnicës.
Punimet e Kuvendit Zgjedhor i ndoqi nënkryetari i BDIsë z. Izet Mexhiti bashkë me Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Ministrin e Arsimit Arbër Ademi si dhe Kryetari i komunës së Pllasnicës Ismail Jaoski.

Marketing
Marketing