Bajrami: Këtë fitore ua dedikojmë tifozëve

Skuadra e Shkupit me fitoren e djeshme ndaj Makedonija Gj.P., ka marrë tri pikët e para të plota të sezonit të ri dhe me katër pikë është ngjitur në pozitën e dytë në renditjen tabelore.

Marketing

Kështu Shkupi ka treguar se ka një ekip mjaft të mirë dhe solid që nga java në javë pritet të jep edhe më shumë.

Në ndeshjen e djeshme Shkupi luajti nga minuta e 72-të, me një futbollistë më pak dhe arriti pas rezultat 1-1, të shënojë edhe dy gola të tjerë dhe të merr fitore shumë me vlerë.

Përshtypjet për ndeshjen e djeshme i ka dhënë trajneri Muharem Bajrami, i cili ka thënë se kjo fitore është me shumë rëndësi, duke e ditur se jemi në fillim të sezonit.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne, pasi që luajtëm me një kundërshtar shumë të mirë. Në këtë moment pikët janë mase të rëndësishme, andaj nuk duhet grumbulluar sa më shumë pikë të jetë e mundur. Për fitoren e djeshme do të uroj futbollistët e mi për karakterin që treguan edhe pse mbetem me një lojtar më pak, në fund me meritë fituam. Dhe në fund dua të potencoj se këtë fitore ua dedikojmë tifozëve tanë, të cilët po na përkrahin në çdo ndeshje edhe përkundër situatës që po mbretëron në vendin tonë shkaku i pandemisë me COVID-19”, ka thënë trajneri Muharem Bajrami.

Ndeshjen e radhës skuadra e Shkupit e luan të dielën në Strumicë, kur do të jetë në cilësinë e mysafirit të skuadrës së Bellasicës.

Marketing