Bajrami në Kosovë festohet pa ceremoni në xhami, kërkohet solidaritet por jo vizita familjare

Myslimanët e Kosovës po festojnë Fitër Bajramin, festë kjo që vjen pas agjërimit njëmujor të muajit të shenjtë të Ramazanit, por për shkak të pandemisë Covid-19, nuk është organizuar falja e Fitër- Bajramit në xhamitë e Kosovës.

Marketing

Në kohën e Fitër Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava iu drejtua opinionit drejtpërdrejt me mesazhin e Bajramit, duke thënë se sot është me ndjenja të përziera si asnjëherë më parë, pasi është hera e parë të Fiter Bajramit, po iu drejtohet pa gjematë dhe pa faljen e namazit të Fiter Bajramit. Megjithatë, shtoi se besimtarët mysliman në trojet tona dhe në mbarë botën, kanë arsye të ndihen të gëzuar, pasi festojnë njërën ndër festat më të rëndësishme në islam.

“Festa e Fitër Bajramit në vete ka edhe aspektin e solidaritetit, e bamirësisë, që kërkon kujdes ndaj atyre që kanë nevojë për mbështetjen e ndihmën tonë. Kujdesi ndaj tjetrit e sidomos ndaj kategorive që kanë nevojë, është obligim i atyre që kanë mundësi të kontribuojnë, andaj në këtë ditë feste kërkohet që të kemi kujdesin e duhur për fqinjin tonë në nevojë, për vëllezërit tanë në vështirësi dhe nuk mund të quhet festa e plotë kur fqinji apo vëllau jonë është në vështirësi“, tha ai.

Marketing