Siç u zhvilluan punët do të jetë shumë rëndë të ketë ndryshim dhe Marrëveshja të mos vijë në Parlament. E vetmja gjë që mund të them është se ne nuk do të votojmë “pro”, thotë ish ministrja greke e Punëve të Jashtme Dora Bakojani, ndërsa tani deputete në Demokracinë e Re, në intervistë për radion “Praktorio FM” për Marrëveshjen e Prespës.

“Kur dorëzuam iniciativë për votim të mosbesimit, qartë thashë se nuk kemi dyshime, sapo Qeveria vazhdoi drejt firmosjes së kësaj marrëveshje se do të ekzistojnë punë të përfunduara. Tashmë ekzistojnë, në kuptimin se Zaev, dhe e drejtë nga ana e tij, i prezanton gjërat që i fitoi”, tha Bakojani.

Anëtarët e partisë më të madhe opozitare greke, por edhe presidenti, në periudhën e fundit, qartë e shprehën mospajtimin e tyre me zgjidhjen mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe porositën se Demokracia e Re nuk do ta përkrahë Marrëveshjen e Prespës kur të vijë momenti i ratifikimit në Parlament, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.