Balancimi i njësive zgjedhore, Selmani: Partitë nuk kanë vullnet për tejkalimin e çështjes

Kjo çështje vjen si rrjedhojë e mungesës së vullnetit politik nga ana e subjekteve politike për ti zgjidhur me kohë, shprehet eksperti juridik Bashkim Selmani.

Marketing

“Kjo çështje është më e thellë sesa që duket mirëpo në përbërje ndryshimi I Kodit Zgjedhor në rrethana të tjera plotësuese mund të zgjidhin njëherë e përgjithmonë këtë problem por unë nuk shpresoj që do të zgjidhet për arsye se vullneti diametrialisht i kundërt i partive politike e bën një humbje të këtillë. Por ne si komb humbim më shumë në këtë rast, sespse nëse bëhet një studim i kësaj natyre, minimum duhet të kemi 40 deputetë shqiptar në Kuvend në bazë të pozitës gjeografike që kemi” – deklaroi eksperti juridik, Bashkim Selmani.

Dy partite maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE vazhdojnë bisedimet në lidhje me ndryshimin e Kodit Zgjedhor por duke mos shpalosur detaje nëse mbështesin balansimin e njësive zgjedhore, ndërsa BDI e Ahmetit ka kërkuar balancim të detajuar të njësive, ashtu siç ka rekomanduar edhe OSBE/ODIHR.

Nga KSHZ thonë se akoma ka hapësirë kohore për tu intervenuar në Kodin Zgjedhorë,megjithëse rekomandojnë që një gjë e tillë të ndodhë kur vendi nuk do të jetë disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve.

Marketing