Gareth Bale beson se Jose Mourinho do të jetë njeriu, i cili do të sjellë trofe në Tottenham pasi tifozët e kësaj skuadra ka shumë vite që presin tituj.

Reprezentuesi nga Uellsi para dy ditësh e kompletoi rikthimin në Tottenham nga Real Madridi dhe tregon se tekniku portugez ishte arsyeja kryesore që ai e mori këtë vendim.

“Ai më ka folur për disa pozicione në të cila do të dëshironte që të më angazhonte mua dhe unë isha i lumtur me këtë”, deklaroi fillimisht Bale për “BT Sport”.

“Ai ishte arsyeja më e madhe që u riktheva. Ai është një fitues i lindur, është perfekt për Tottenhamin. Ne kemi nevojë për të fituar trofe dhe e dimë që duhet të bëjmë më mirë se të tjerët. E di që secili tifoz i Tottenhamit është i etur për trofe, andaj ne do ta japim maksimumin që ta plotësojmë dëshirën e tyre.”