Bale mund të huazohet tek Man Utd

Gareth Bale mund të huazohet tek skuadra e Manchester United.

Marketing

Përkundër formës së mirë të treguar në këtë fillim sezoni, Bale nuk pëlqehet në ‘Santiago Bernabeu’.

Lojtari ishte afër transferimit në Superligën e Kinës, gjatë merkatos së verës, por ai transferim dështoi në momentet e fundit.

Tani, Bale thuhet se mund të kalojë tek Manchester United, në formë huazimi, sipas ‘Talksport’

Forma e mirë e Bale nuk është e mjaftueshme për t’i tejkaluar problemet me trajnerin francez, Zinedine Zidane.

Marketing