Në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme janë dëgjuar grupi i tifozëve “Vojvoda” të cilët në rrugët e Tetovës, brohorisnin thirrje nacionaliste!

Grupi i tifozëve “Ballistët” janë revoltuar për thirrjet antishqiptare, që “Vojvodat” provokonin në qendër të qytetit të Tetovës, ku edhe ka ardhur tek konflikti fizik!

Aktualisht katër djem nga grupi “Ballistët” janë të arrestuar nga policia e Tetovës, nën akuzën për dhunë ndaj grupit të tifozëvëve “Vojvoda”.