Është liruar nga paraburgimi Ismail Morina i njohur si Ballisti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në Facebook.

“Me konsullin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë të akredituar në Bari të Italisë Zotrine/Dashamirin Adrian Haskaj. Përgëzime të veçanta strukturave të shtetit shqiptarë që janë pëfshirë në përpjekjet për lirimin tim, respekt për Kroacinë dhe Italinë në paanshmërinë e treguar prej tyre dhe mirënjohje gjithë atyre që zbritën rrugëve të kryeqytetit shqiptar në mbrojtjen time.I LIRË !!Rrofte shpirti i shqiptarit!!”, ka shkruar ai.

Prej muajsh fati i Ballist Morinës ishte në duart e autoritete kroate pasi gjendjen në burgjet e tyre.Ai ishte ndalur në Kroaci në muajin qershor të vitit 2017 kur po kalonte kufirin Mali i Zi – Kroaci pa dokumente.
Për të kishte një urdhër arrest nga shteti serb, pasi Ballisti ishte i dyshuari kryesor për ngritjen e dronit në ndeshjen Serbi – Shqipëri, që ishte ndërprerë.

Morina ka pasur leje qëndrimi në Itali, por dokumentet e tij kanë qenë të konfiskuara nga autoritet italiane.