Balotazhi, Sileksi mbetet në elitën e futbolit vendor

Futbollistët e Sileksit mundën Tikveshin me 3-2 në përballjen e balotazhit për një vend në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Skuadra nga Kratova nuk lejoi befasi , duke dominuar sfidën në stadiumin në Gjorçe Petrov. Nikola Gjorgjiev shënoi dy golat e para për Sileksit, para se Tikvehsi të reagojë me Ivanovskin.

Marketing

Mirëpo deri në fund të 45 minutave të parë, Rajkoviq zgjëroi epërsinë e Sileksit në 3-1. Në pjesën e dytë Sileksi nuk shfrytëzoi rastet, ndërsa Tikveshi e dënoi me shënimin e golit të dytë, sërisht përmes Ivanovskit. Mirëpo deri në fund të takimit nuk kishte ndryshim të rezultatit dhe Sileksi vazhdon të garojë në elitën e futbollit vendor edhe në sezonin e ardhshëm.

Marketing