Balotelli e qëllon topin në drejtim të turmës për shkak të thirrjeve raciste

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, është bërë subjekt i thirrjeve raciste gjatë ndeshjes midis skuadrës Brescia dhe Verona.

Marketing

Tifozët e skuadrës kundërshtare e kanë fyer mbi baza racore Balotellin dhe ky i fundit në minutën e 50-të, e ka goditur topin në drejtim të turmës, shkruan Sport Bible.

Futbollisti 29 vjeçar mezi u bind të kthehet në lojë nga bashkëlojtarët e tij. Madje në minutën e 84-të, ai realizoi një gol në favor të skuadrës së tij.
Sidoqoftë Brescia u mposht përfundimisht nga Verona me rezultat 2-1.

Marketing