Bamir Topi: Ja parashikimi im për koronavirusin në Shqipëri

Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur të mërkurën se kishte parashikuar se virusi Covid-19 do të zhdukej nga mesi i majit, specifikisht në javën e tretë të këtij muaji.

Marketing

Topi tha se ai u pyet si një biolog i biologjisë molekulare në lidhje me sjelljen e virusit, pasi sipas tij, zërat duhet të vijnë nga pozicione të ndryshme për të mësuar një ide të qartë.

Ish-presidenti u shpreh se përderisa ai është një virus respirator dhe antropizmin e tij e ka tek mushkëritë, unë deklarova se viruset respiratore në Shqipëri klinikisht zhduken nga mesi i muajit maj ose në javën e tretë të këtij muaji.

“Ky ka qenë parashikimi, ndonëse virusi qarkullon sot është një virus i dobët që nuk çon njerëz në spital, pasi në fillim ai kishte një virulencë të lartë dhe kush përballej me të përfundonte në spital”, – tha Topi i ftuar në emisionin “Në Fokus” në TVT.

Marketing