Bandat çeçene “pushtojnë” qytetin francez, ndërhyn ushtria

Forcat e ushtrisë janë dislokuar në qytetin e Dijon në Francë pasi bandat çeçene u filmuan ndërsa qëllonin me armë zjarri teksa përgatiteshin të ndërmerrnin një sulm hakmarrës ndaj një bande tjetër që në disa mediume i referohen bandave arabe.

Marketing

Pamjet e paimagjinueshme për një qytet në mes të Europës tregojnë një numër të madh njerëzish të maskuar dhe armatosur ndërsa ecin në rrugë.

Burime nga policia e Dijon bëjnë me dije se trazirat kanë nisur 3 netë më parë kur bandat çeçene të lidhura me trafikun e drogës ishin mobilizuar për t’u përleshur me bandat rivale.

Si nisje mendohet të ketë qenë sulmi ndaj një 16-vjeçari çeçen, i cili po hetohet për tentativë vrasje.

“Çeçenët reaguan ashpër ndaj kësaj ngjarje dhe janë vënë në kërkim për të gjetur personat përgjegjës që sulmuan 16 vjeçarin”, përfundon policia.

Marketing