Portali Ekonomik “Seenews” raporton se Banka Botërore (BB) e ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Maqedonisë, për vitin 2018.

Në janar, BB-ja parashikoi një rritje prej 3,2% të ekonomisë së Maqedonisë, por tani parashikimi është ndryshuar në 2,3%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa, për vitin e ardhshëm parashihet që ekonomia e Maqedonisë të rritet në 2,7%, krahasuar me 3,9% të parashikuar në janar, thotë BB në Raportin e qershorit për parashikimin e ekonomisë globale.

Për vitin 2020, BB parasheh një rritje prej 3% për ekonominë e Maqedonisë, krahasuar me 4% të parashikuar në Janar