Banka komerciale: Të pavërteta të mëdha nga ana e Lubço Georgievskit dhe VMRO-PP për shitjen e ish-ndërtesës së bankës

Banka komerciale SHA Shkup i mohon fuqimisht të pavërtetat e parashtruara nga ana e VMRO Partisë Popullore në lidhje me shitjen e ish-ndërtesës afariste të Bankës.

Marketing

Ish-ndërtesa afariste e Bankës komerciale SHA Shkup u shit në vitin 2012 në mënyrën më transparente dhe në një procedurë ligjore të rregulluar në mënyrë rigoroze pas një Thirrje publike të shpallur nga ana e Shërbimit për çështje të përgjithshme dhe çështje të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me kushtin themelor në Thirrjen që neto vlera e furnizimit të mos jetë më e lartë se 1.000 euro për metër katror.

Oferta e Banka Komerciale për shitje të tre ndërtesave afariste në zonën qendrore të Qytetit të Shkupit me një sipërfaqe të përgjithshme prej 22,525 metra katrorë me çmim të përgjithshëm prej 21,736,625.00 euro, në Thirrjen publike u zgjodh si më e favorshmja nga ana e Qeverisë.

Oferta përfshinte: dy ndërtesa administrative-afariste që në atë kohë ishin në funksion të Bankës, ndërtesa administrative “Makedonija Tabak” dhe ndërtesa administrative EMO SHA Ohër. Çmimi mesatar neto i ofruar ishte 965 euro për metër katror. Në të njëjtën periudhë, sipas analizës së institucioneve përkatëse për hulumtimin e tregut të pasurive të patundshme, çmimi i ndërtesave afariste të së njëjtës kategori në qendër të Shkupit është mbi 2,000 euro për metër katror.

Banka i mundësoi Qeverisë blerjen e lokaleve të biznesit me pagesë të shtyrë për 15 vjet, me një periudhë falje prej 5 vjetësh dhe me një normë interesi fikse prej 3.75%, në një periudhë kur normat e interesit të tregut ishin mbi 8%. Deri më tani, një shumë prej 5,970,324.80 euro është ripaguar, ndërsa pjesa tjetër sipas së njëjtës dinamikë do të shlyhet deri në fund të vitit 2027.

Theksojmë se ish-ndërtesa e biznesit Bankës komerciale SHA Shkup ishte shitur tetë vjet më parë, ndërsa përgjegjësia për mirëmbajtjen aktuale dhe atë të investimeve i takon pronarit aktual.

Banka komerciale SHA Shkup