Banka ‘Morgan’ konfirmon investimin e 6 miliardë eurove në Superligën Evropiane

23:19 | 19 Prill 2021

Marketing

Banka e madhe evropiane, “Jp Morgan” ka konfirmuar se do investojnë 6 miliardë euro në Superligën e re Evropiane.

12 gjigantë evropianë dje konfirmuan se do marrin pjesë në Superligën e re Evropiane, derisa mbeten në kundërshtim me UEFA-n dhe FIFA-n, përcjellë lajmi.net.

Sipas Mundo Deportivo, biznesmeni i bankës amerikane, Borja Prado ka konfirmuar invesimtimin e madh në këtë Superligë.

Prado është mik i mirë me Florentino Perez, i cili është zgjedhur president i Superligës.

Jp Morgan pos që do investojë para të shumtë, do t’i paguajë nga 400 milionë euro skuadrat që do pranojnë të jenë pjesë e kësaj Superligë, që do ta ndryshojë botën e futbollit.

Deri me tani, skuadrat që kanë pranuar janë: Real Madrid, Atletico Madrid, Barcelona, Manchester United, Manchester City, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Chelsea, Juventus, Milan dhe Inter./Lajmi.net/

Marketing