Bankënotat me emrin e ri të shtetit nuk do të jenë në dy gjuhë

Bankënotat me emrin e ri të shtetit do të lëshohen në përdorim në fillim të vitit 2020. Nga viti i ardhshëm qytetarët në do të kenë rastin që të bëjnë pazar me bankënotat prej 500 dhe 10 denarëve. Bankënotat nuk do të jenë në dy gjuhësi. Guvernatorja e bankës popullore Anita Angellovska-Bezhovska tha se nuk është paraparë që në paratë e reja të figuron gjuha shqipe.

“Në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe, bankënotat që do të lëshohen në përdorim në fillim të vitit të ri, nuk do ta përmbajnë. Presim të bëjmë konsultime shtesë dhe të veprojmë në përshtatje me kornizën ligjore dhe kushtetuese”, deklaroi Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska-Bezhovska.

Nga Banka popullore thonë se për bankënotat e reja fillimisht janë konsultuar me propozuesit e ligjit. Sipas Bezhovskës paratë e reja gradualisht do të lëshohen në përdorim sipas nevojës.

“Paratë e kanë ciklin e tyre natyral të përdorimit. Në fakt pritjet për lëshimin e parave me emrin e ri, janë dimensionuar në pajtueshmëri me nevojën për para të gatshme në qarkullim dhe ciklin natyral të përdorimin dhe tërheqjen e tyre nga qarkullimi. Kjo do të thotë se sipas nevojës për lëshimin e parave të reja, gradualisht do të bëhet edhe zëvendësimi i tyre”, potencoi Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska-Bezhovska.

Me vendimet e botuara në “Gazetën Zyrtare” të nënshkruar nga Guvernatorja Anita Angelovska-Bezhovska, kartëmonedhat prej 10 dhe 500 denarë do të marrin emrin e ri të Bankës Popullore. Në vendim thuhet: “Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë” zëvendësohet me fjalët “Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Ndryshe, para një viti hynë në përdorim kartëmonedhat polimere.

evn