Banknotat e reja nuk pranohen nga aparatet për pagesë të faturave

Përdoren për katër muaj, por me kartëmonedhat e reja prej 10 dhe 50 denarë, qytetarët nuk mund të paguajnë parkim, këto para nuk mund të futet në makina për pagesën e faturave për shërbime. Edhe pse ka pajisje në gjendje për ta përshtatur, kompanitë nuk e kanë bërë një gjë të tillë, e qytetarët gjenden në një situatë pavarësisht se ka para, nuk mund të paguajnë për shërbimin.

Marketing

Nga Banka Popullore thonë se që në maj, kur i kishin vënë në qarkullim kartëmonedhat e reja ato polimere, i kanë ftuar kompanitë që kanë këto makina, t’i rregulluar softwaret. Ata thonë se kjo mund të bëhet edhe tani, dhe makinat menjëherë do t’i njohin parat e reja.

Banka Popullore është kategorike se rregullimi është i kompanive dhe se është në interes të tyre.

“BPRM, me të gjitha mjetet e masmedias ka dërguar deklaratë për të informuar të gjithë personat juridik të cilët mbajnë makinat për trajtimin e parave dhe shitje rimbursim të hollash në Maqedoni që pas 15 Maj, 2018 fillon periudhën në të cilën duhet të rregullohet softwari në mënyrë që të njohin karakteristikat dhe elementët mbrojtës të parave polimerike në vlerën e emërtimit prej 10 dhe 50 denarë. Personat juridik mund të ofrojnë mostra adekuate të parave polimerike për rregullimet e nevojshme të softuerit nga bankat komerciale”, thonë nga Banka Popullore.

Nëse nuk mund të shkojnë në bankë, munden mostra të marrin edhe në Departamentin e Operacioneve të Thesarit të BPRM, ku kompanitë do të pajisen me sasitë e nevojshme të parave polimerike.

Marketing