Banorët lokalë masivisht kanë ndihmuar në nxjerrjen e të lënduarve

Pasqyrë e trishtë në vendin e ngjarjes ku sonte ndodhi aksidenti tragjik me rrokullisjen e autobusit.

Marketing

Ekipet e Ndihmës Mjekësore, shërbimeve zjarrfikëse, policisë, ushtrisë, njsëive speciale, një helikopter i ARM-së, si edhe një numër i madh i banorëve lokalë e zbatuan aksionin e vështirë të shpëtimit me qëllim që t’i nxjerrin numrin sa më të madh të personave të lënduar, si edhe trupat e personave që humbën jetën.

Pranë rrugës shiheshin trupat e disa personave që humbën jetën, ndërsa pranë tyre qëndronin anëtarët e familjeve të udhëtarëve, tërësisht të humbur dhe pa informacione nëse njerëzit të cilët i kërkonin e kanë humbur jetën apo janë lënduar.

Njeriu i cili ka parë se si po zhvillohet e gjithë fatkeqësia, na deklaroi se sipas tij, autobusi ka lëvizur me shpejtësi të madhe, duke theksuar se ka fluturar dhe në momentin e parë kur ka rënë janë dëgjuar britma të tmershme prej brenda. Menjëherë është afruar dhe ka thirrur ndihmë.

Dy burra i kanë drejtuar ekskavatorët me qëllim që ta kthejnë autobusin për t’i nxjerrë njerëzit të cilët ndodheshin në të.

Autobusi i çarë në dy pjesë, ndërsa siç na thanë personat të cilët kanë intervenuar menjëherë, pikërisht kjo e ka vështirësuar aksionin e shpëtimit.
Pjesa e parme e autobusit ishte flakur për disa metra, ndërsa të gjitha pjesët e tjera ishin shpërndarë rreth hekurit të shtypur që kishte mbetur nga automjeti.
Gjak, çanta, telefona celularë si edhe pjesë të rrobave, shiheshin midis xhamave të thyer dhe sediljeve të shkatërruara.

Në pothuajse çdo 30 sekonda vinte apo largohej nga një automjet i ambulancës, disa persona të lënduar u transportuan në spital edhe me automjete private.

Banorët lokalë vazhdimisht u ndihmonin pjesëtarëve të polciisë dhe shërbimeve të tjera të cilat ishin në terren.
Thonë, se kanë bërë gjithçka që ka qenë në fuqinë e tyre, ndërsa edhe atë që e pamë në terren e dëshmoi atë, koordinimin e plotë dhe bashkëpunimin.

Për fat të keq në këtë fatkeqësi tragjike, që ndodhi në magjistralen Shkup – Tetovë pranë fshatit Llaskarcë jetën e humbën 14 persona.

Sipas informacioneve të fundit, 22 persona janë hospitalizuar, prej të cilëve gjashtë janë në gjendje kritike.
Në vendin e ngjarjes është duke u bërë ekspertizë, e cila do të zbatohet gjatë gjithë natës. Nesër në mëngjes Prokuroria do të japë raport për të gjitha detajet e aksidentit tragjik.

Marketing