Barack Obama bëhet babadimër, u ofron dhurata fëmijëve të Spitalit në DC

Ndonëse ishte vite më parë president i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, zgjedh që të jetë argëtues edhe më tej dhe t’i gëzojë të tjerët.

Marketing

Ai edhe këtë vit vizitoi njërën nga qendrat spitalore të fëmijëve në Washington DC, ndërsa paraqitjes së tij fizike i shtoi edhe kapelën e kuqe të babadimrit duke ndarë edhe disa dhurata për pacientët.

Si një babadimër, ish-presidenti Barack Obama interpretoi me gëzim këngët e Krishtlindjeve bashkë me qindra mjekë, infermierë, punëtorë spitalorë, prindër dhe fëmijë gjatë vizitës së shumëpritur.

https://www.facebook.com/LADbible/videos/959352747594724/