11:28 | 17 Maj 2021

Dukagjini dhe Flamurtari do të ndeshen në kuadër të barazhit të Ligës së Parë.

Ndeshja e barazhit e Ligës së Parë, ndërmjet Dukagjinit dhe Flamurtarit, do të zhvillohet të premten në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00, transmeton lajmi.net.

Fituesi i kësaj përballje më pas do të luajë ndeshjen e barazhit për hyrje në Superligën e Kosovës, me skuadrën e cila në fund të kampionatit do të renditet në pozitën e tetë.

Në rast të fitores ndaj kësaj skuadre, atëherë Dukagjini apo Flamurtari do të luajnë në Superligë në sezonin e ardhshëm. Ulpiana dhe Malisheva kanë siguruar kualifikimin nga Liga e Parë në Superligë pa barazh.

Në anën tjetër, vendi i tetë në Superligë mbahet nga Arbëria, por që ka edhe një ndeshje për tu zhvilluar dhe vetëm një pikë më larg janë Drenica, Feronikeli dhe Llapi të cilat rrezikojnë poashtu të bien në pozitën e tetë.

Xhiro e fundit e Superligës do të jetë përcaktuese për këto skuadra./Lajmi.net/

Artikulli paraprakSytë zemra: Ja si e përkëdhel vjehrra Orindën shtatzënë
Artikulli tjetërTë gjithë merreshin me titullin, por dikush u kujdes që të pastrojë oborrin e stadiumit në Tetovë