Barca dorëzohet për Rodrigon, synon sulmuesin e Real Betis

Shpresa e Barcelonës për transferimin e sulmuesit të Valencias, Rodrigo Moreno, ka përfunduar, dhe tani kampionët e La Ligas po shënjestrojnë yllin e Real Betis, Loren Moron.Goal.com’ bën të ditur se Barcelona është tërhequr nga gara për nënshkrimin e Morenos, dhe tash do të tentohet sulmuesi Loren Moron.
Marrëveshja për Rodrigo Moreno është pezulluar për arsye financiare, me Barcelonën dhe Valencian që nuk ishin të gatshme për një marrëveshje të mundshme.

Marketing

Valencia po kërkonte 60 milionë euro për Rodrigon, diçka që nuk ishte në përputhje me strategjinë financiare të Barcelonës.

Mbetet të shihet nëse Barcelona deri në përfundimin e këtij afati do të arrijë marrëveshje me Real Betis për Moron, kur dihet se kanë nevojë për një lojtar në fazën e sulmit./

Marketing