Barca refuzon ofertën e Inter për Vidal

Barcelona ka refuzuar një ofertë të Interit për Arturo Vidal.
Mundo Deportivo shkruan se gjiganti italian ka propozuar një marrëveshje huazimi për mesfushorin kilian, por që Barca ka vullnetin për ta shitur atë vetëm në marrëveshje të përhershme.

Marketing

Vidal është paraqitur në 33 ndeshje të La Liga për kataluansit në edicionin e kaluar, duke ndihmuar skuadrën e Ernesto Valverde që me sukses ta mbrojë titullin e kampionit.