Barcelona ka vazhduar serinë e fitoreve në La Liga, duke e mposhtur 5:0 Valladolidin në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e xhiros së 11-të.

Fillim më të mirë nuk kanë menduar as vetë katalanët, kur në minutën e 2’ përmes mbrojtësit Clement Lenglet, kaluan në epërsi.

Mysafirët reaguan shpejtë, duke barazuar në 1:1 rezultatin në minutën e 15’.

Një asistim i jashtëzakonshëm i Messit, nxori në pozitë të mirë për shënim Arturo Vidal, i cili edhe nuk gaboi, për 2:1.
Pas kësaj, ishte momenti për ‘show’ nga Leo Messi, që në minutën e 34’, gjuajtja e lirë shënoi një super gol, për 3:1, ndërsa në pjesën e dytë shënoi edhe një herë për 4:1.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Luis Suarez, kur në minutën e 77’, shënoi për 5:1.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona me 22 pikë kryeson në La Liga.

Artikulli paraprakMuller e dërgon Bayernin në rrethin tjetër të Kupës së Gjermanisë
Artikulli tjetërInter mposht Brescian, merr kreun në Serie A