Barça thyen rekord në shitje

Barcelona është kritikuar shpeshherë për blerje të shtrenjta e shitje të lira, duke mos ditur se si të lëvizin me aftësi në treg. Mirëpo kësaj radhe është krejtësisht ndryshe.
Katalunasit kanë një bilanc mjaft të mirë në llogaritë e tyre këtë verë, ku klubi tashmë ka të hyra 124,2 milionë nga largimet.

Barcelona kurrë më parë nuk ka pasur kaq të hyra, përpos shitjes së Neymar ku u pagua klauzola e tij prej 222 milionë euro.

Klubi ndërkohë ka shpenzuar këtë sezon 125.9 milionë në nënshkrimet e Lenglet, Arturo Vidal, Arthur dhe Malcom.
Lista e largimeve të Barçës tashmë shkon në nëntë: gjashtë prej tyre (Paulinho, Digne, Deulofeu, Aleix Vidal, Mina dhe Gomes), ndërsa Iniesta (përfundim kontrate), Douglas dhe Ortolà (në Sivasspor respektivisht Deportivo) u larguan me kosto zero.

Klubi jo vetëm që ka reduktuar numrin, por gjithashtu redukton faturën e pagës së ekipit të parë, një nga shqetësimet kryesore të bordit.