Barca tregon sa gjatë do të mungojë Dembele

Barcelona nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Ousmane Dembele në gjashtë muajt e ardhshëm.

Marketing

Anësori francez i është nënshturar një operacioni, dhe për rikuperim do t’i nevojiten gjashtë muaj.

“Ousmane Dembele do të mbetet jashtë fushave për gjashtë muaj”, thuhet në komunikatën e Barcelonës.

Lëndimi i Dembele dhe Luis Suarez, ka krijuar një situatë emergjente te Barcelona, që po kërkon të sjellë një sulmues në ‘Camp Nou’, edhe jashtë afatit kalimtar të transferimeve.

Katalanët dëshirojnë të shfrytëzojnë një rregullore që ia lejon këtë gjë, por që lojtari duhet të vijë nga kampionati spanjoll i futbollit.

Marketing