Barça “trullos” Interin, ofron 70 mln+Vidal për talentin zikaltër

Barcelona prej kohësh ka shprehur interesimin për Lautaro Martinez.

Katalanasit tentuan edhe në merkaton e verës por tashmë janë të bindur se argjentinasi është zëvendësuesi ideal i Luis Suarez. Sipas medias “Don Balon”, drejtuesit e Barçës janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro plus kartonin e Arturo Vidal për shërbimet e Lautaro Martinez.

Një ofertë që padyshim do të tundoi zikaltrit edhe pse këta të fundit e shikojnë sulmuesin si e ardhmja e klubit italian,. Martinez ka shënuar këtë sezon 8 gola në 14 ndeshje në Serie A.

evn