Barcelona aspak e jashtëzakonshme pa Lionel Messin, befasohet nga Bilbao

Barcelona e ka nisur me humbje sezonin e ri në La Liga.

Marketing

Kampionët në fuqi, janë mposhtur 1:0 nga Athletico Bilbao në ‘San Memes’, në ndeshjen hapëse në kampionatin spanjoll.

Barcelona në këtë ndeshje është paraqitur pa Lionel Messin, dhe kjo bëri që të dukej skuadër shumë e zakonshme në fushë.

Ndonëse skuadra e Ernesto Valverdes pati posedimin në këtë ndeshje, rastet e shënimit iu takuan në tërësi vendasve.

Dhe një rast të mirë, e konkretizoi në gol sulmuesi Aritz Aduriz, që shënoi në minutën e 89’, për fitoren e Athletico Bilbaos.

Barca në këtë ndeshje, nga minuta e 37’ luajti pa Luis Suarez, që u zëvendësua shkaku i lëndimit.

Marketing