Barcelona bindëse në ‘Camp Nou’, gjunjëzon Alavesin për tri pikët

Barcelona ka shënuar fitore të lehtë para tifozëve të saj.Katalanët kanë shënuar fitore me rezultatin 4:1, kundër Deportivo Alaves, shkruan lajmi.net.

Marketing

Serinë e golave në këtë takim e hapi Antoine Griezmann, në minutën e 14’ të takimit.

Ishte minuta e 45’ kur Arturo Vidal dyfishoi epërsinë e Barcelonës, duke bërë që skuadra të shkojë më e qetë në pushim.

Alaves reagoi me anë të Pere Pons në minutën e 56’ duke ngushtuar epërsinë në 2:1, por kjo ishte krejt çka ata treguan.

Lionel Messi shënoi një gol spektakolar në minutën e 69’ për të rikthyer epërsinë në dy gola.

Rezultatin final të takimit e vulosi Luis Suarez, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 75’.

Barcelona tashmë numëron 39 pikë në pozitën e parë në tabelë, kurse Alaves ka 19 pikë në opzitën e 15-të.

Marketing