Barcelona e ka refuzuar shkëmbimin Vidal -Nainggolan

Interi e ka ofruar Radja Nainggolanin te Barcelona në këmbim të Arturo Vidalit, por kjo ofertë është refuzuar.

Marketing

Gjatë ditë kishte lajme se Vidal do të bashkohet me trajnerin e tij të vjetër te Juventusi, Antonio Conte që tani është në San Siro te Interi.

Sipas ekspertit të transferimit te Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, kjo histori erdhi si propozim i bërë disa javë më parë.

Nainggolan nuk është pjesë e planeve të Contes në Inter dhe klubi ia ka ofruar disa klubeve të ndryshme, duke përfshirë edhe Barcelonën, por në një shkëmbim me Vidalin.

Megjithatë, Blaugrana vendosën që të mos pranonin shkëmbimin.

Mbetet të shihet nesh Interit do të tentojë në ndonjë mënyrë tjetër që të arrijë të kiliani 32 vjeçar.

Marketing