Barcelona e kryen obligimin, kalon në çerekfinale

Barcelona është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur Lyonin me rezultat 5-1.
Pas barazimit pa gola në Francë, katalonasit ishin më të mirë në ndeshjen e kthimit.

Marketing

Golat për Barcën i shënuan dy Messi (18′ dhe 78′), Coutinho (31′), Pique (81′) dhe Dembele (86′).
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Tousart në minutën e 58-të.