Barcelona gjen zëvendësuesin e Valverdes

Drejtuesit e Barcelonës kanë filluar të mendojnë për pasuesin e Ernesto Valverde.

Marketing

Tekniku spanjoll ka kontratë me Barcelonën deri në përfundim të këtij sezoni, dhe duket se katalanët nuk e kanë ndërmend t’i ofrojnë vazhdimin e saj.

Ish trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, shihet si kandidati i preferuar për të zëvendësuar Valverden.

Në Spanjë raportohet se Josep Bartomeu veç ka dhënë aprovimin që të fillohen negociatat me Pochetinon, përcjell lajmi.net.
Mbetet të shihet nëse Pochettino do të pranojë të marrë drejtimin e Barcelonës, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Espanyol.

Marketing