Barcelona ka humbur durimin me Ousmane Demblen.

Radio Catalonia raporton se Barcelona i ka kërkuar Ousmane Dembles të gjejë një skuadër për afatin kalimtar të janarit, duke i treguar derën e largimit.

Dembele në vitin 2017 për 115 milionë euro iu bashkua Barcelonës nga Borussia Dortmund, për t’u bërë lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë atëkohë.

Skuadra e re e Dembeles mund të vijë nga Premierliga, me Liverpoolin, Arsenalin dhe Chelsean që po kërkojnë shërbimet e tij.