Barcelona-Inter; shifra dhe kuriozitete nga supersfida

Inter kërkon suksesin në shtëpinë e Barcelonës, një ekip që ngjall kujtime të ëmbla te zikaltrit, pas përballjes së dyfishtë të sezonit 2009-2010, ku ata fituan akses në finalen e Ligës së Kampionëve, pastaj e fituan atë. Ja disa shifra dhe kuriozitete nga përballjet mes këtyre skuadrave.

Marketing

– Barcelona ka fituar tri nga gjashtë ndeshjet e mëparshme kundër Interit në Ligën e Kampionëve. Humbja e vetme erdhi në ndeshjen e parë, në edicionin 2009-2010 (1-3).

– Barcelona ka arritur sukses në katër nga pesë ndeshjet e mëparshme në shtëpi, kundër Interit, në garat europiane, duke përfshirë tri ndeshje në Ligën e Kampionëve, pa pësuar gol. Humbja e vetme në shtëpi daton nga janari i vitit 1970, në “Coppa delle Fiere“ (1-2).

– Barcelona është e pamposhtur në 13 ndeshje të luajtura në shtëpi të Ligës së Kampionëve, kundër kundërshtarëve italianë. Fitorja e fundit italiane në shtëpinë e blaugranëve në këtë kompeticion daton në prill 2003 (1-2, kundër Juventusit).

– Barcelona ka fituar 25 nga 27 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, duke shënuar 85 gola dhe pësuar 13 të tillë. Më së shumti në një ndeshje ka pësuar në humbjen e majit 2013, kundër Bayern Munich (3-0).

– Interi ka arritur sukses në dy ndeshjet e para të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. Vetëm në sezonin 2004-2005, zikaltrit i fitonin tri ndeshjet e para në Champions.

– Lionel Messi shënoi 65 gola në 65 ndeshje të Ligës së Kampionëve me fanellën e Barcelonës në “Camp Nou”. Messi shënoi në secilën prej nëntë paraqitjeve të fundit si startues në fazën e grupit (17 gola).

– Lojtari i Barcelonës, Lionel Messi, ka shënuar 10 gola në shtatë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve kundër kundërshtarëve italianë: çdo herë që e gjeti rrugën e rrjetës në “Camp Nou”, kundër skuadrave italiane, ai shënoi dy herë.

– Lionel Messi shënoi pesë gola për Barcelonën në Ligën e Kampionëve, këtë sezon, më shumë se ato të realizuar nga 27 skuadra të ndryshme, deri më tani, duke përfshirë Interin (katër).

Marketing