Barcelona – Liverpool: Gjithçka që duhet të dini për këtë finale para finales

Sonte në orën 21:00 zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Liverpoolit në kuadër të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, në stadiumin “Camp Nou”.

Marketing

Dy nga fuqitë më të mëdha të sulmit në botën e futbollit do të përballen ballë për ballë me njëri-tjetrin në atë që pritet njëra prejt ndeshjeve më interesante në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, shkruan UEFA, transmeton Gazeta Express.
Të dy skuadrat janë të pamposhtura që nga janari

Lionel Messi i ka shënuar 46 gola në 45 ndeshje të këtij sezoni

Liverpooli shpreson se do ta arrijnë finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve

Jurgen Kloppit mund të mos ketë mundësi të mbështetet në ndihmën e Roberto Firminos dhe Adam Lallanas

Klopp: “Prej të gjithëve lojtarëve që i kam parë, Messi është numri një”
Futbolli është sport ekipor. Përkundër paraqitjeve të Lionel Messit, kur bashkëlojtarët e argjentinasit nuk kanë qenë në formë të mirë gjatë tri sezoneve të fundit, Barcelona është eliminuar nga Atletico Madridi, Juventusi dhe Roma.

Pasi që Liverpooli ka qenë në formë mjaft të mirë gjatë kohës së fundit, Barcelona nuk duhet të lejojë asnjë gabim gjatë këtyre 90 minutave të parë dhe Messi duhet të japë më të mirën e tij për ta marrë një rezultat të mirë për ndeshjen kthyese në “Anfield”.

Në anën tjetër, disfatat në Napoli, Beograd dhe Paris e lanë Liverpoolit shumë afër eliminimit në fazën e grupeve në nëntor, mirëpo skuadra e Jurgen Kloppit ka qenë shumë e mirë në ndeshjet jashtë Anfieldit gjatë fazës eliminatore.

Liverpooli dëshiron ta dëshmojë se e meriton një vend në mesin e klubeve elitare të Evropës dhe nuk i frikësohen sfidës kundër Barcelonës, të cilët e kanë para vetes një përballje që pritet të jetë më e vështirë sesa ajo në fazën paraprake, kundër Manchester Unitedit.