Barcelona me kontratë marramendësi për Ansu Fati

Ansu Fati është pjesë e planeve afatgjate të Barcelonës.

Marketing

Skuadra e Barcelonës ka identifikuar së paku dy emra për të ardhmen gjatë këtij sezoni, me Ansu Fati e Riqui Puig që shkëlqyen në skuadrën e parë.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barca tashmë po përgatit një ofertë atraktive për Ansu Fati, për rinovimin e kontratës.

I riu spanjoll ka rinovuar në dhjetor të vitit 2019, por interesimi nga skuadrat e mëdha ka frikësuar skuadrën katalanase.

Barcelona do t’i ofrojë Fatit kontratë trevjeçare, që do ta mbante atë në ekip deri në vitin 2025.

Kontrata aktuale e 17-vjeçarit skadon në vitin 2022. Me kontratën e re, Fati pritet të ketë një klauzolë lirimi prej 400 milionë eurosh.

Marketing