Barcelona mposht Eibar me rezultat 3:0

Barcelona nuk ka lejuar befasi para shikuesve të saj duke mposhtur Eibar me rezultat bindës 3:0, në kuadër të javës 19 të La Liga së Spanjës në futboll. Golin e parë në takim e shënoi Suares në minutën 19, me të cilin përfundoi edhe pjesa e parë.

Marketing

Lionel Messi shënoi golin dytë për vendësit në minutën 53, ndërsa ishte serish Suares ai që tundi rrjetën kundërshtar për 3:0 në minutën 59.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona vazhdon të ruajë pozitën e liderit në tabelë me 43 pikë, pesë më shumë se Atletico Madrid në vendin e dytë dhe dhjetë pikë më shumë se Sevilla në vendin e tretë, e cila sot pësoi humbje nga Bilbao.

Marketing