Barcelona në kategorinë e femrave fiton Ligën e Kampionëve, ‘demolon’ Chelsean në finale

23:24 | 16 Maj 2021

Marketing

Barcelona është bërë skuadra e parë spanjolle që fiton Ligën e Kampionëve, pasi mposhten Chelsean me rezultat bindës 4 – 0.

U nevojiten vetëm 30 sekonda që Lluis Cortes ta kalonte në epërsi Barcelonën, shkruan lajmi.net.

Rreth 10 minuta me vonë, Barcelona fitoi penallti dhe e saktë nga pika e bardhë u tregua Alexia Putellas.

Nuk u vonua shumë edhe goli i tretë i blaugranasve që u realizua nga Aitana Bonmati.

Golin e katërt, që doli të jetë i fundit për vajzat katalunase e realizoi Hansen.

Kjo fitore e bën Barcelonën ekipin e vetëm në histori që fiton Ligën e Kampionëve në dy kategoritë, meshkujt dhe femrat.

Ndërkohë, Barcelona mund të kompletojë tripletën nëse fitojnë Kupën e Mbretit, ku do takohen me Real Madridin e Kosovare Asllanit në gjysmëfinale./Lajmi.net/

Marketing