Barcelona ka bërë ndryshime në udhëheqjen e sekretariatit teknik në ekipin e parë. Ish-mbrojtësi Éric Abidal do të zë pozitën e mbajtur deri tani nga Robert Fernandez, të cilit i përfundon kontrata më 30 qershor.

Klubi njoftoi në një deklaratë vendimin për të mos vazhduar kontratën me Robert Fernandez dhe emërimin e Eric Abidal të enjten pasdite.

Robert kishte marrë përsipër punën e sekretarit teknik të ekipit të parë në verën e vitit 2015, pasi presidenti Josep Maria Bartomeu fitoi zgjedhjet për presidencën e klubit.

Sukseset më të mëdha të Robert Fernandez në krye të sekretariatit teknik janë nënshkrimet e Samuel Umtiti, Paulinho dhe Jasper Cillessen ose Denis Suárez, gjithashtu thuhet që ka kontribuar në ardhjen e Lucas Digne, André Gomes ose Paco Alcácer.

Abidal do të paraqitet në pozitën e tij të re të hënën më 18 qershor dhe ardhja e tij në pozitë është pjesë e një ristrukturimi të fushës teknike të futbollit Blaugrana.

Një nga objektivat e parë të Abidal në pozicionin e tij të ri do të jetë të përpiqet të mbyllë nënshkrimin e bashkëkombasit të tij, Antoine Griezman.