Barcelona pas sulmuesit të Sporting Lisbonës

Pas largimit të Paco Alcacer nga skuadra, Barcelona është vënë në kërkim të një sulmuesi.
Fjala është për sulmuesin e Sporting, Jovane Cabral.

Marketing

20 vjeçari ka filluar sezonin në mënyrë të përkryer. Ai ka realizuar 1 gol dhe ka regjistruar dy asistime në tri ndeshjet e para.

Sipas “O Jogo” Barcelona për të siguruar shërbimet e sulmuesit po mendon të paguaj rreth 45 milionë euro.

Sulmuesi i Sporting Lisbonës ka tërhequr edhe vëmendjen e disa skuadrave tjera evropiane.