Barcelona po kërkon të gjejë Busquetsin e ri, në listë janë 3 emra

12:08 | 6 Maj 2021

Marketing

Barcelona është duke punuar prapa skenave për të planifikuar afatin e tyre kalimtar të verës.

Mundo Deportivo raporton se Blaugranët veçse kanë arritur marrëveshje me lojtarin Eric Garcia, derisa tani po punojnë për të gjetur një zëvendësim të Sergio Busquets, përcjell lajmi.net.

Busquets, i cili tanimë ka mbushur 32 vjeç, nuk mund të luajë në vazhdimësi gjatë gjithë sezonit, prandaj një zëvendësim është i nevojshëm.

Barcelona është e etur të sjellë një mesfushor me tipare të një mbrojtësi, i cili mund të përshtatet me stilin e Katalunasave, ndërsa njëkohësisht siguron prezencë muskulore dhe fizike.

Ata duan një lojtar që mund të qarkullojë shpejt dhe pastër topin, ndërsa zotëron fuqinë e nevojshme për të funksionuar si shtyllë kurrizore e ekipit.

Barcelona është e interesuar të nënshkruajë Mikel Merino të Real Sociedad, Eduardo Camavinga të Rennes dhe Manuel Locatelli të Sassuolo si zëvendësime të mundshme për Sergio Busquets, sipas Mundo Deportivo.

Megjithatë, shumë gjëra varent nga buxheti që Blaugranët do të ketë në dispozicion për këtë afat kalimtar./Lajmi.net/