Barcelona-Real Madrid, El Clasico në distancë për rekordin e La Ligas

Pas një pauze të shkurtër, për shkak të festave të fundtvitit (Krishtlindja dhe Viti i Ri), La Liga rikthehet në ekranin e SuperSportit me ndeshjet e javës së 19-të, e fundit për fazën e parë të kampionatit. Sigurisht që vëmendjen kryesore në sfidat e kësaj të shtune e marrin përballjet me protagonistë dy gjigantët e futbollit spanjoll, Barcelona dhe Real Madridit, që kryesojnë kampionatin me një diferencën prej vetëm dy pikësh nga njëri-tjetri.

Marketing

Në orën 16:00, në “Coliseum Alfonso Perez”, do të zhvillohet derbi Getafe-Real Madridit, sfidë në të cilët “Los Blancos” do të kërkojmë në çdo kusht të kthehen te fitorja pas 3 barazimeve radhazi në kampionat. Zidane vazhdon të mos këtë në dispoizicion “pesha të rënda” si Marcelo, Asensio, Lucas, James e Hazard, por do të mungojë për arsye kartonësh edhe Sergio Ramos.

Më një fitore të mundshme, Reali do të parakalonte me një pikë Barcelonën, duke i vënë në presion “Blaugranat”, që në mbrëmje, në orën 21:00, do të luajnë derbin e Katalunjës me Espanyolin. Në fakt, vetë pozicioni i të dyja skuadrave në skajet e renditjes parashikon një përballje të lehtë për Messin me shokë, që kanë një motiv më shumë për të fituar, madje me goleadë, ndaj rivalëve të të njëjtit qytet.

Barcelona mund të thyejë rekordin e Real Madridit si skuadra që ka shënuar më shumë gola histori në la Liga. Aktualisht, klubi “merengues” ka shënuar një më shumë (6137 me 6136).
Nga La Liga në SuperSport do të transmetohet gjithashtu edhe ndeshja e orës 18:30 mes Atletico Madridit dhe Levantes.
Nga Kupa e Francës, në orën 18:00, vjen Rennes – Amiens, ndërsa nga FA Cup në Angli janë përzgjedhur dy ndeshje me protagoniste skuadrat nga Manchesteri: Manchester City – Port Vale dhe Wolves – Manchester Utd (ora 18:30).

Marketing