Barcelona – Real Madrid, kush ka më shumë gola, fitore, tituj dhe pikë?

Me fillim nga ora 20:00 sonte zhvillohet El Clasico e parë këtë sezon.Barcelona në ‘Camp Nou’ pret Real Madridin, për derbin më të madh botëror.

Marketing

Në 89 vjet histori në La Liga për të dy skuadrat, Real Madrid ka shënuar 6137 gola, pesë më shumë se Barcelona.

‘Los Blancos’ golin e parë në kampionat kanë shënuar më 10 shkurt 1929, ndërsa Barcelona të njëjtën gjë e bëri dy ditë më vonë.

Barcelona ishte skuadra e parë që arriti numrin e 1000 golave, diçka të njëjtë Real Madrid bëri 14 ditë më vonë.

Për sa i përket fitoreve, Real Madrid ka një epërsi të madhe ndaj Barcelonës, 1700 kundrejt 1646.

Real Madrid ka fituar 33 herë titullin në Spanjë, ndërsa Barcelona 26 herë.

Skuadra e Zinedine Zidane numëron 4565 pikë, ndërsa Barcelona 4477 pikë

Marketing