Barcelona shkatërron Osasunan, Messi shënon gol dhe ia dedikon Maradonës

Barcelona ka fituar bindshëm ndaj Osasunas me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së 10-të të La Ligas.

Marketing

Mysafirët nisën ndeshjen me vështirësi, ku në minutën e 23’ u detyruan të bëjnë zëvendësim ku sulmuesi Jony doli nga loja dhe në lojë u inkuadrua Juan Cruz.

“Blaugranët” dolën në epërsi në minutën e 29’ përmes Martin Braithwaite, nuk vonoi edhe goli i dytë i cili erdhi nga Antoine Griezmann në minutën e 42’.

Me të nisur pjesa e dytë, në lojë hyri Busquets në vend të Pedri, gjë që bëri Barçën të marrë kontrollin e lojës këtej e tutje.

Në minutën e 57’ futbollisti brazilian Coutinho shënoi gol, të cilin e asistoi Griezmann.

Po rridhte minuta 70′ kur Ousmane Dembele shënoi gol, të cilin e anuloi VAR-i, rezultati mbeti 3-0, trasnmeton lajmi.net.

Minuta 73’ pas një asistimi të Trincao ishte Messi i cili vulosi rezultatin për 4-0.

Barcelona merr pozitën e shtatë në tabelë me gjithsej 14 pikë, ndërsa Osasuna mban pozitën e 15-te me 11 pikë.

https://tiger.cdnja.co/v/op/oPwok.mp4?secure=e2tbp-08HzQMBYvJhky6Sg&expires=1606667400

Marketing