Bardhi: Ju falënderoj për mbështetjen, shihemi në EURO

Enis Bardhi “mposhti” koronavirusin dhe iu bashkua kombëtares së RMV-së. Futbollisti I Levantes do të luajë në Kampionatin Evropian dhe do t`I ndihmojë bashkëlojtarëve të tij në ndeshjet me Austrinë, Ukrainën dhe Holandën në fazën e grupeve.

Marketing

Enis Bardhi ishte I karantinuar pas testeve positive me COVID-19, por rezultoi pozitiv në testimin e sotëm dhe fatmirësisht do ta shohim në Kampionatin Evropian.

“Ju falënderoj për të gjitha mesazhet për shërim të shpejtë si dhe për mbështetjet që I mora këtyre ditëve. Ndjehem shkëlqyeshëm dhe shumë shpejt do të shihemi në Kampionatin Evropian. Ju falënderoj edhe një herë”– ka shkruar Bardhi në profilin e tij në Instagram në gjuhën spanjolle, maqedonishte dhe shqipe.

Marketing