Bariu nga Shqipëria ndodhet në Stacionin Policor në Gostivar

Bariu nga Shqipëria, Xhevahir Hoxha aktualisht ndodhet në Stacionin Policor në Gostivar, njofton Agjencia e Lajmeve Flaka. Pas inspektimit në terren, nga Pjestarët e policisë është konstatuar se personi ka keqëperdorur qëndrimin turistik në RMV, pas së cilës i njëjti mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar, njofton ekskluzivisht Agjencia e Lajmeve FLAKA

Marketing

Nga Policia e Gostivarit thonë që do të merren masat dhe sanksionet adekuate për qëndrimin e tij në vend në kundërshtim me qëllimin.

Pas raportimit në televisionin Ora News të Tiranës dhe që më pas u transmetua në Agjencinë e lajmeve Flaka, për bariun nga Shqipëria që pretendohej të mbahej peng në fshatin Toplicë të rrethit të Gostivarit, Policia e Maqedonisë së Veriut doli në terren.

Agjencia e lajmeve Flaka, pas denoncimit të rastit mbi fatin e Xhevahir Hoxhës nga fshati Xhyrë i Librazhdit, kontaktoi kryeshefin e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Amir Dalipin dhe kryeshefin e Departamentit të Punëve të Brendshme në Gostivar, Basri Veseli për të kërkuar informacion rreth rastit në fjalë.

Pasi u njoftuan me rastin, përgjegjësit e Policisë u vunë në lëvizje. Mëngjesin e së shtunës Policia ka arritur të lokalizon vendin ku jetonte. Kryeshefi i Departamentit të Punëve të Brendshme në Gostivar, Basri Veseli i tha Flakës që personi në fjalë është gjetur dhe është shëndosh e mirë.

“Ekipet tona dolën në terre dhe gjetën Xhevahir Hoxhën nga Librazhdi. Personi ishte shëndosh e mirë. Sipas informacioneve filleshtare, nuk ka pasur ndonjë mosmarrëvarshje mes tij dhe pronarit. Pronari është zotuar që do të shlyen obligimet ndaj tij, dhe nga ana jonë, personi në fjalë do të deportohet në Shqipëri tek familja e tij”, deklaroi Veseli për Flaka.

Lajmi për FLAKA u konfirmua edhe nga kryeshefi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Amir Dalipi.

Marketing