Mbështetës të PD dhe LSI u mblodhën përgjatë aksit nacional Korçë-Devoll, në pritje të kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kane qëndruar në fshatin Zemblak për mëse 3 orë dhe kanë hedhur shishe dhe gurë në drejtim të makinave të eskortës së Kryeministrit.

Nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes policisë dhe protestuesve.

Pas këtyre zhvillimeve dhe ndërsa kryeministri po fliste në Korçë, nga Facebook kreu i PD Lulzim Basha reagoi duke thënë se 30 Qershori është varreza politike e Edi Rames, shokut të Avdylajve dhe bandave të krimit. “Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas!”, përfundon mesazhi i Bashës me hashtag-un e datë së protestës 21qershorit.