Basha: Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve, është koha që Rama të largohet

Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se tashmë është koha për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Në një postim në “Facebook”, Basha shprehet se shqiptarët nuk do e pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë, sipas tij, nga zgjedhjet e vjedhura.

Basha thotë se Europa tashmë e ka dëgjuar zërin e shqiptarëve dhe se opozita nuk do të tërhiqet.

“Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa! Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim. Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. #ShqipëriaSiEuropa